​Lewandowski për tifozë të Barcelonës: Mos u gëzoni shumë

TË FUNDIT

Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka pësuar frakturë në nofull dhe hundën në një duel me portierin e Borussia Dortmundin të martën në mbrëmje.

Edhe pse mendohet se një lëndim i tillë do t’ia mbylle sezonin polakut, ai nuk dorëzohet.

Lewa ka thënë se ka gjasa që ai të rikuperohet me kohë për të luajtur kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

“Ka edhe disa ditë për lojën në ‘Camp Nou’. Unë do ta jap maksimumin për të luajtur aty”, u shpreh polaku për gazetën “Bild”.

Ai u ka bere thirrje tifozëve te Barcelonës që të mos gëzohen shumë.