​Kosovë, miratohet buxheti për vitin 2022

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2022.

Buxheti është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro.

Në seancën e sotme në Kuvend janë shqyrtuar 83 amendamente të cilat kanë qenë të propozuara nga deputetët.