​Konjufca priti në takim Pendarovskin

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimi do të mbahet pa praninë e medieve. Aty mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Pendarovski u prit me ceremoni shtetërore sot nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Të dy vazhduan më pas në takimin e përbashkët, pas të cilit u deklaruan edhe në konferencë për medie.

Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.