Qytetarët e Ulqinit dhe Beranës sot votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në asambletë lokale. Në këto dy komuna të drejtë vote kanë pasur rreth 37.3 mijë qytetarë.
Sipas KKZ-së pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00 në Ulqin ishte 50.15 për qind. Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Ulqinit, Vlado Filipoviq, ka thënë se dita e zgjedhjeve ka qenë e qetë sipas rregullave.
Në Ulqin janë konfirmuar pesë lista zgjedhore, ku të drejtë vote kanë 20.392 votues. Në zgjedhjet në këtë qytet në garë ishin koalicioni shqiptar Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve-Aleanca Demokratike në Mal të Zi, Demokratët, Koalicioni për Fillim të Ri, Forca dhe Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake.
Kurs, për në Berane në garë ishin koalicioni Për të Ardhmen e Beranës, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, Mali i Zi i Bashkuar, Beranë Tani, Berane ka një alternativë, Po për Beranën dhe Malin e Zi dhe Prava Crna Gora. Të drejtë vote në Berane kanë 23.535 votues./21Media
