Shtetasi kroat Tomisllav Salopek është vrarë në Egjipt nga pjesëtarët e ISIS-it duke ia hequr kokën, shrkuan sot “Jutarjni List” e Kroacisë.
Sipas “Jutarnji List” konfimrimin për vrasjen e Salopekut e ka marrë nga Egjipti derisa agjencia franceze AFP më herët ka bërë të ditur se informata është publikuar në rrjetet që shfrytëzojnë militantët e ISIS-it.
Në disa llogari të Twiter që shfrytëzojnë ekstremistët është publikuar edhe një fotografi që shihet trupi i Salopekut dhe heqja e kokës së tij.
“ISIS ka hequr kokën pengut kroat në Siani sepse vendi I tij po merr pjesë në luftën kundër ISIS”, thuhet në porosinë e ISIS-it e publikuar me një fotografi.
Salopek është rrëmbyer më 22 korrik në Kajro derisa me veturë zyrtare udhëtonte për në punë në kompaninë franceze, CGG.
