​Ibrahimoviç u rikthehet stërvitjeve

TË FUNDIT

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në stërvitjet e Milanit sot dhe synon të jetë gati për ndeshjen kundër Shamrock Rovers në Europa League.

Për disa ditë Ibrahimoviç kishte punuar veçmas nga skuadra pasi kishte pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.

Ai mungoi në miqësoret kundër Vicenzas dhe Brescias, por raportet nga “Milanelo” konfirmojnë që sot suedezi i është rikthyer punës me kapacitetet të plota.

Ibrahimoviç, i cili mbush 39-vjeç më 3 tetor, sapo ka rinovuar kontratën me klubin nga “San Siro”.