Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Rusia duhet të sqarojë së pari veprimet e saj ndaj Krimese pastaj të flasë për masakrat ndaj armenëve në vitin 1915.
“Nuk është hera e parë që Rusia përdorë fjalën gjenocid derisa flet për ato ngjarje. Personalisht jam i mërzitur me këtë qëndrim të Putinit”, ka thënë Erdogan ndërkaq transmeton Reuters.
“Është e qartë se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe Krime. Rusët duhet së pari të sqarojnë këtë para se ta quajnë gjenocid atë çka ka ndodhur gjatë Perandorisë Osmane”, tha Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara.
Presidenti rus Vlladimir Putin ka deklaruar në Jerevan më 24 prill se qëndrimi i Moskës për gjenocid ndaj armenëve nuk ndryshon sepse është në pyetje diçka që nuk mund të ndryshohet.
