​Edhe Zhbogar i gëzohet rikthimit të “Srpskës”

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit evropian Samuel Zbogar ka mirëpritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Srpska në institucionet e Kosovës.

Pjesëmarrja e plotë në jetën publike dhe institucionale, përfshirë këtu edhe Kuvendin dhe Qeverinë, për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është mënyra më efikase që të punojnë në interes të elektoratit të tyre dhe të jenë pjesë aktive e proceseve politike në Kosovë, duke ndarë përgjegjësitë në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta”, thuhet në deklaratën e Zbogarit.

Ky hap sipas tij është shumë inkurajues për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë dhe gjithashtu edhe për Kosovën si tërësi.