​Dembele do ta bartë numrin 7 te Barcelona

TË FUNDIT

Pas largimit të sulmuesit Antoine Griezmann nga Barcelona, tanimë është bërë e ditur se kush do ta mbajë numrin e tij.

Barcelona e ka konfirmuar sot që ylli francez, Ousmane Dembele do të jetë pasuesi i numrit 7 te klubi.

Sezonin e kaluar ky numër i përkiste sulmuesit, Antoine Griezmann, i cili këtë afat kalimtar veror të transferimeve u rikthye te ish-skuadra e tij, Atletico Madridi.

Dembele deri tani në fanellën e tij e ka bartur numrin 11 për Barcelonën, kurse nga ky sezon do të jetë numri 7 i ri i katalunasve.