Barcelona sonte luan ndaj Getafës dhe e ka shansin t’i ofrohet edhe më shumë titullit te kampionit në Spanjë. Skuadra e Luis Enriques po synon që të mposhtë ekipin e Getafës në “Camp Nou”, pasi në gjithë historinë njihen vetëm tre barazime.
Trajneri Luis Enrique ka në dispozicion thuajse të gjithë yjet. Dy risit në formacion pritet të jetë inkuadrimi nga fillimi i Adrianos dhe Rafinhas.
Barcelona është e para në Spanjë me 81 pikë, dy pikë më shumë se Real Madridi, i cili në anën tjetër luan të mërkurën ndaj Almerias.
