​Arrestohen dy zyrtarë të burgut të Pejës

TË FUNDIT

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur nëpërmes një komunikate për media se ka arrestuar dy zyrtarë të qendrës së paraburgimit të Pejës.

Sipas komunikatës në bazë të hetimeve disa mujore dhe në koordinim me hetuesit policor të Regjionit të Pejës, nën dyshimin për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, me urdhër të prokurorit është bërë arrestimi dhe ndalimi policor prej 48 orësh për dy zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, N.B. mbikëqyrës, dhe S.T. zyrtar korrektues në këtë Qendër.