​Amerika nuk beson se është plagosur Al Bagdadi

TË FUNDIT

Forcat Amerikane nuk kanë asnjë arsye të mendojnë se lideri i ISIS-it Abu Bakr al Bagdadi është plagosur gjatë sulmeve ajrore muajin e kaluar në Irak, thuhet nga Pentagoni.
Guardiani britanik duke u thirrur në burime të afërta me ISIS, ka shkruar se Bagdadi është plagosur rëndë më 18 mars gjatë sulmeve ajrore.

Zëdhënësi i Pentagonit Stiv Woren u ka thënë gazetarëve se informata e Guardianit është e |ricikluar” sepse rrëfimi është nga marsi dhe se Bagdadi nuk ka qenë cak i sulmit më 18 mars.
“Asgjë nuk tregon kjo se Bagdadi është i plagosur ose i vrarë”, ka thënë Woren transmeton agjencia AFP.