​Ambasada e SHBA-ve në Beograd: Respektojmë sundimin e së drejtës në Serbi

TË FUNDIT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka kumtuar sot, pas aktgjykimit të gjykatës në Beograd për të akuzuarit për djegien e ambasadës amerikane në vitin 2008, se respekton sundimin e së drejtës në Serbi dhe përsëriti kërkesën për zhvillimin e hetimeve të përpikta.

“Me sa kuptuam, në zhvillim e sipër janë hetime plotësuese. Përsërisim thirrjen tonë për hetime të përpikta dhe presim që drejtësia të vihet në vend”, i kanë thënë agjencisë Tanjug në ambasadën e SHBA-ve në Beograd.

Gjykata e lartë në Beograd u shqiptoi sot dënime me kusht prej pesë deri 10 muaj nëntë të akuzuarve për shkak të djegies së ambasadës amerikane në vitin 2008, gjatë mitingut “Kosova është Serbi”, ndërsa dy veta i liroi./