Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “Asfaltimi i rrugës në fshatin Hoçë e Madhe”, të komunës së Rahovecit.
Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje mirëkuptimi, kryetari i komunës vërteton faktin se investime dhe projekte ka dhe do të ketë edhe në vendet ku jetojnë komunitetet pakicë në komunën e Rahovecit.
Vlera e përgjithshme e këtij projektit arrin shumën e 99.800 euro, në këtë projekt komuna e Rahovecit do të investoj 23,780 euro, kurse nga ana e MAPL-së do të investohen 76.020 euro. Fillimi i punimeve në realizimin e këtij projekti, pritet të bëhet brenda këtij muaji.
