Griezmann nuk e ka mbështetjen e plotë të argjentinasit
Griezmann nuk e ka mbështetjen e plotë të argjentinasit
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ende nuk është i kënaqur me transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann.
Sipas mediave spanjolle, ka tension mes dy lojtarëve, pasi Griezmann nuk e ka mbështetjen e plotë të argjentinasit.
Messi javën e kaluar tregoi publikisht dëshpërimin që nuk është rikthyer në klub braziliani Neymar.
Brenda klubit ka besim që dy lojtarët mund të bashkëpunojnë në ndeshjet e ardhshme. Barcelona këtë të shtune është mysafirë i Granada CF.
