​Sot votohet për parlamentin e Malit të Zi

Must Read

Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug

Rrjeti sekondar dhe terciar për gazifikimin e vendit do të vazhdojë pas zgjidhjes së problemit me GAMA,...

Jankulloska: Nuk ka nevojë për spektakël, unë jam në shtëpi, nuk shkoj askund

Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për të cilën dje Gjykata e lartë  vendosi se ankesa...

SHBA dërgon përforcime në Siri pas përplasjeve me forcat ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shtuar praninë ushtarake në pjesën verilindore të Sirisë pas një...
- Advertisement -

Qytetarët në Mal të Zi votojnë sot për parlamentin e ri, si dhe për Asamblenë Komunale në pesë komuna.

Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për Malin e Zi, veçanërisht lidhur me aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, një aspiratë e përbashkët për shumë vende të rajonit, si dhe për legjitimitetin e Parlamentit, duke marrë parasysh kontestimin e zgjedhjeve të mëparshme të 2016-s nga opozita dhe bojkotimin e mëvonshëm të punimeve parlamentare prej saj.

- Advertisement -

Zgjedhjet po zhvillohen përkundër një sfondi mosbesimi të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit dhe ndarjeje të shoqërisë lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi.

Partia aktualisht në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve ka drejtuar vendin pa ndërprerje që nga viti 1991. Mbajtja e zgjedhjeve nën situatën e pandemisë globale COVID-19 paraqet një sfidë të shtuar.

- Advertisement -

Nga dymbëdhjetë lista kandidatësh që aplikuan për të garuar në zgjedhjet parlamentare, shtatë të paraqitura nga parti politike dhe pesë nga koalicione, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi njëmbëdhjetë, pesë prej të cilave përfaqësojnë pakica kombëtare, dy shqiptare, një boshnjake dhe dy kroate. Zgjedhjet do të mbahen për të zgjedhur 81 deputetë për katër vitet e ardhshme.

Një numër vëzhguesish vendas dhe ndërkombëtarë po vëzhgojnë Zgjedhjet Parlamentare 30 gushtit në Mal të Zi, përfshirë Rrjetin Europian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO).

- Advertisement -

Rezultati këtë radhë konsiderohet më i paparashikueshëm se në zgjedhjet e kaluara.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, kërkon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që është thelluar pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.

Ndërkohë, përfaqësues politik në Kosovë e Shqipëri, u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi, që të votojnë dy listat shqiptare, ku janë bashkuar disa nga subjektet politike shqiptare në këtë vend, në mënyrë që shqiptarët të kenë ndikim sa më shumë në Mal të Zi.

- Advertisement -
  • Tags
  • 4

Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug

Rrjeti sekondar dhe terciar për gazifikimin e vendit do të vazhdojë pas zgjidhjes së problemit me GAMA, informoi sot Ministri i Mjedisit...

Jankulloska: Nuk ka nevojë për spektakël, unë jam në shtëpi, nuk shkoj askund

Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për të cilën dje Gjykata e lartë  vendosi se ankesa ishte refuzuar, dhe se ajo...

SHBA dërgon përforcime në Siri pas përplasjeve me forcat ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shtuar praninë ushtarake në pjesën verilindore të Sirisë pas një numër përleshjesh me forcat ruse...

623 gjoba për mosmbajtjen e maskës

Në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 623 gjoba për mosmbajtjen e maskës. Ministria...

Grubi, Filipçe dhe Nuredini për vizitë në spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi dhe ministrat e Shëndetësisë dhe të Mjedisit Jetësor...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -