Array

​Shqipëria krijon Këshillin e Investimeve

Must Read

VMRO-DPMNE sot zgjedh Komitetin e ri ekzekutiv

Sot është paralajmëruar një takim i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, ku pritet të votohet një përbërje e...

I dyshuari për vrasjen e Sazdos u ekstradua në Maqedoni

I dyshuari për vrasjen e Nikolla Sazdovskit është ekstraduar dhe tani është në dispozicion të organeve të...

Austria blen 18 helikopterë italianë

Ministria austriake e Mbrojtjes mori vendim që të furnizojë 18 helikopterë nga Italia për nevojat e armatës,...
- Advertisement -

Me ndihmën e BERZH, Shqipëria do të krijojë Këshillin e Investimeve me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe shmangien e korrupsionit në vend. Ky këshill nuk do pengojë institucionet por përkundrazi do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe realizimin e reformave.

Lansimin e këtij Këshilli e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama pasditen e sotme, i cili tha se në 18 muaj, qeveria ka krijuar një marrëdhënie të re me sipërmarrjen, ku nga 720 milionë dollarë borxhe që qeveria i detyrohej sipërmarrjes, më shumë se 5 përqind e PBB-së, sot kemi kthyer mbi 300 milionë, dhe pjesa tjetër është në rrugën e kthimit.
“Ne sot jemi dëshmitarë të faktit se; nëse 18 muaj më parë morëm një trashëgimi të rëndë në raportet mes Qeverisë dhe Sipërmarrjes, ku pika më domethënëse isha barra prej 720 milionë dollarësh borxhe që Qeveria i kishte sipërmarrjes; jemi në kushtet kur mund të themi se jo vetëm 300 milionë janë kthyer pas te sipërmarrja, dhe pjesa tjetër është në rrugën e kthimit të parave tek i zoti, por edhe sistemi i funksionimit të këtyre marrëdhënieve ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore,” tha Rama.

- Advertisement -

Më tej kryeministri foli për ligjin e ri për investimet i cili pritet të miratohet në Kuvend pas pak javësh, dhe që do të hap një kapitull të ri për investitorët. Rama e cilësoi vitin 2015 si vit kyç për ekonominë shqiptare.
“Në javët në vijim Kuvendi i Shqipërisë do marrë në shqyrtim dhe do miratojë ligjin e ri për investimet; i cili është praktikisht një bazë e tërësisht re që zgjeron në mënyrë të ndjeshme hapësirën dhe lirinë e të investuarit por nga ana tjetër rrit në mënyrë të ndjeshme parashikueshmërinë në procesin e investimit, dhe shkon një hap më tutje në mbështetjen që shteti merr përsipër t’u japë investitorëve. Bashkëpunimi me BERZH në këtë drejtim na jep shumë besim, se ky projekt që është një projekt pilot për BERZH, ku ne kemi kërkuar që Shqipëria të marr përsipër të hedh hapin e parë, do na japë rezultate të shumëpritura në fushën e investimeve. Ne jemi të vetëdijshëm se viti 2015 është vit kyç për ekonominë tonë, është një vit me rëndësi të veçantë në planin tonë ekonomik, një vit që do luajë një rol të rëndësishëm për vitet në vijim”, tha Rama.

Me ndihmën e BERZH, Shqipëria është ndër vendet e para në rajon, ku do të aplikohet një platformë e tillë e ngritjes dhe funksionimit të Këshillit të Investimeve. Kjo është një platformë dialogu mes qeverisë dhe investitorëve që synon adresimin e problematikave kryesore me të cilat ata përballen në Shqipëri, identifikimin e mekanizmave për zgjidhjen e tyre, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, raportimin dhe parandalimin e rasteve të praktikave të padrejta dhe të pabarabarta ndaj biznesit dhe parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe evazionit.

- Advertisement -

VMRO-DPMNE sot zgjedh Komitetin e ri ekzekutiv

Sot është paralajmëruar një takim i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, ku pritet të votohet një përbërje e re e Komitetit Ekzekutiv të...

I dyshuari për vrasjen e Sazdos u ekstradua në Maqedoni

I dyshuari për vrasjen e Nikolla Sazdovskit është ekstraduar dhe tani është në dispozicion të organeve të ligjit në Maqedoni. 21-vjeçari u...

Austria blen 18 helikopterë italianë

Ministria austriake e Mbrojtjes mori vendim që të furnizojë 18 helikopterë nga Italia për nevojat e armatës, transmetojnë mediat lokale.

Shumë lumenj nën mesataren për muajin shtator

Shumica e lumenjve në vend tek të cilët sot janë kryer matje hodrologjike, tregojnë ulje të niveleve nën mesataren për muajin shtator.

Gjobiten 679 persona për mos mbajtjen e maskave

Policia ka gjobitur 679 qytetarë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e vendit, në lidhje me masën për mos mbajtjen e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -