​Romano: Ronaldo ka kërkuar të mos luajë sot dhe kjo është arsyeja

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë në formacionin startues të Juventusit për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie-A ndaj Udinezes.

Menjëherë pas kësaj kanë filluar të qarkullojnë lajmet mbi situatën e tij.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, është portugezi ai i cili ka kërkuar që të mos luajë sot për shkak se është duke kërkuar një zgjidhje mbi te ardhmen e tij dhe është duke i vlerësuar destinacionet e mundshme brenda këtyre ditëve.

Largimi i Ronaldos nga Juventusi është shumë i mundshëm.