Array

​Qeveria: Ja përfitimet e Kosovës nga marrëveshjet e 25 gushtit

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Ndonëse në Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, të dërguar një ditë pas arritjes së saj, në pikën 6.e thuhej se “(…) stafi i administratës do të përfitojë nga statusi i të punësuarve, në përputhje me Ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e punës dhe Ligjin mbi shërbimin civil duke u mundësuar atyre të ushtrojnë detyrat e tyre administrative”, dy ditë më vonë qeveria njofton se këta punonjës do të jenë vetëm punonjës të thjeshtë e jo shërbyes civilë.

“Asociacioni nuk do të ketë shërbyes civilë por vetëm punonjës të zakonshëm. Asociacioni nuk mund të ofrojë shërbime për qytetarët por vetëm për komunat anëtare të saj. Ligjet e Kosovës lejojnë krijimin e më shumë asociacioneve për komunat në shtetin e Kosovës, prandaj krijimi i këtij asociacioni është në pajtim me ligjet e shtetit tonë dhe Kartën Evropiane për pushtetin lokal”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Përveç kësaj marrëveshjeje, Qeveria ka njoftuar edhe për disa nga detajet e tri marrëveshjeve tjera, atë për energjinë elektrike, kodin ndërkombëtar telefonik, si dhe heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit.

Sipas këtij njoftimi, më 15 tetor të këtij vitit do të hiqet i ashtuquajturi “Park i Paqes”, gjë e cila do të realizohet nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa Kosova do të ketë kodin e saj ndërkombëtar të telefonit 383. Një tjetër përfitim i katër marrëveshje të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë më 25 gusht në Bruksel, sipas njoftimit të Qeverisë do të jetë edhe heqja e pengesave në fushën e energjisë nga ana e shtetit serb, si dhe njohja e kufijve shtetërorë energjetikë.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës në një njoftim të dërguar për medie, me ç’rast ka shprehur qëndrimin e saj se me këto marrëveshje të arritura Republika e Kosovës ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetit territorial të saj, si dhe ka avancuar pozitën e saj ndërkombëtare, duke fuqizuar përkrahjen ndërkombëtare për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtij njoftimi përfitimet e Kosovës nga këto marrëveshje, janë se Kosova do të ketë kodin telefonik shtetëror 383, kod ky që merret nga Organizata Ndërkombëtare për Telekomunikacion, dhe se për këtë kod në emër të Kosovës d o të aplikoj Austria. Sipas njoftimit lidhur me këtë pikë, të gjitha kodet ekzistuese në Kosovës, si 381, 377, 386, do të kalojnë në kodin 383.

- Advertisement -

Më tej Qeveria shkruan se “do të shuhen të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999. Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare Do të ofrohet një lejim i përkohshëm për një fushë veprimtarish të kufizuar për një kompani të re që regjistrohet sipas ligjeve të Kosovës. Kjo nuk do të jetë një operator i tretë mobil në Kosovë, sepse për një gjë të tillë duhet tenderim ndërkombëtar me konkurrencë shumëpalëshe, ashtu siç përcaktohet me ligjet e Republikës së Kosovës”.

Për heqjen e barrikadës mbi Urën e Mitrovicës, që thuhet se do të ndodhë me 15 tetor, Qeveria thotë se me anë të kësaj marrëveshjeje do t’i jepet fun d ndarjes së Mitrovicës, sepse 15 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kjo urë prej një ure ndarëse do të jetë një urë bashkimi për qytetarët, qytetin dhe Kosovën. Po ashtu, kjo marrëveshje i jep fund ndërtimeve të egra dhe pretendimeve serbe për të ndryshuar strukturën etnike në fshatrat e Suhadolit dhe Kroit të Vitakut, duke i dhënë mbështetje Memorandumit të Mirëkuptimit mbi Planin e Zhvillimit Komunal mes MAPH dhe dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës. Ura, siç njofton Qeveria, do të jetë e hapur për automjete dhe këmbësorë më së largu deri në fund të qershorit të vitit 2016.

Lidhur me Marrëveshjen për energjinë elektrike, Qeveria thotë se Serbia njeh Kosovën në fushën e energjisë.

“Serbia ka pranuar të heqë pengesat për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes për energjinë dhe planit për zbatim. Serbia është zotuar që të shuajë të gjithë operatorët e energjisë në veri të Kosovës, o bligim ky të cilin e ka zvarritur që nga shtatori 2014 kur është nënshkruar plani për zbatim për energjinë. Serbia ka pranuar që të heqë kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e Kosovës/KOSTT si anëtare të saj të barabartë me shtetet tjera, në pajtim me marrëveshjen e energjisë. Kosova/KOSTT është pranuar në ENTSO-E në maj 2015, mirëpo Serbia në shkelje të marrëveshjes ka bërë një ankesë kundër vendimit të ENTSO për ta pranuar KOSTT. Tani me këtë marrëveshje Serbia detyrohet ta heqë ankesën duke hapur rrugë për konfirmimin final të anëtarësimit të KOST në EENTSO-E. Anëtarësimi i KOSTT ne ENTSO konfirmon njohjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës në fushën e transmisionit të energjisë, duke njohur Kosovës si bllok mëvetësishëm rregullues të sistemit energjetik ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë. Nga arritja e kësaj marrëveshje Kosova do të ketë përfitime vjetor e me miliona euro.

Qeveria në këtë komunikatë ka treguar sërish për Marrëveshjen e arritur për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, asociacion për të cilin është shprehur se është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të vendit, dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Republikën e Kosovës

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -