Array

​Mustafa përmes pyetjeve kritikon opozitën

Must Read

Spasovski për kufijtë: Për këtë vendosin institucionet shëndetësore

TV21 e pyeti Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin për hapjen e kufijve kundrejt shteteve fqinje,...

KSI ka popozuar që të hiqen PCR testet për shtetet fqinje

Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka propozuar heqjen e PCR testeve negative për shtetasit...

SPB Tetovë sanksionoi 154 shoferë për shpejtësi

Më 27.09.2020 në periudhën prej 13.00 deri në 19.00 në territorin e SPB Tetovë, është kryer Aksion...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe pse në orët e vona, përmes rrjeteve sociale ka drejtuar shumë kritika ndaj opozitës.
Mustafa atyre u ka përmendur diktaturën e brendshme, pasuritë e pallatet.
I pari i qeverisë po ashtu ka thënë se protesta e tyre po bëhen për ta ç’kapur shtetin e për ta kapur vet.
Duke mos e mohuar se disa segmente të shteti janë kapur në forma të ndryshme dhe se janë krijuar rrjete, sipas tij, lypset kohë më e gjatë për t’i zhbërë.
Ka shtruar shumë pyetje për opozitën, pyetje përmes të cilave i ka kritikuar shumë opozitën.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Duhet të na dhimbset ky shtet yni, të cilin njerëzit nuk mendojnë si ta qeverisin, por si ta “ ç‘kapin” për ta kapur. Unë nuk e mohoj faktin se disa segmente të shtetit janë kapur në forma të ndryshme, se janë krijuar rrjete, të cilat lypset kohë më e gjatë për ti zhbërë. Por, shtrohet pyetja, a mund ta ç‘kapin shtetin ata që e ngulfatën Prishtinën me militantë partiak, duke lënë pa punë shumë biznese të ndërtimit dhe mijëra punonjës që punuan në veprimtari të lidhura me ndërtimet dhe infrastrukturën. A mund ta bëjnë këtë punë ata, të cilët ua instalojnë mikrofonat dhe kamerat militantëve të tyre partiak, për të montuar skena në laboratorët e tyre informative. A e bëjnë këtë punë ata që merren me spektakle të dorëzimit të lëndëve të ndryshme në prokurori, kurse në të njëjtën kohë lëshojnë leje ndërtimi për të njëjtat dosje. Ata, që nuk e filluan asnjë punë që ua premtuan qytetarëve të këtij vendi. A kanë kredibilitet se do të shkëpusin rrjetin e kapjes së shtetit ata që me çdo kusht, pa marrë para sysh votën e qytetarit, duan të qeverisin me vendin.

- Advertisement -

Të gjithë neve na njohin qytetarët e këtij vendi, kush dhe ku po qeverisë, kush dhe kurë ka qeverisur, cilët kanë qenë ministrat e drejtorët e tyre në mandate të caktuara të qeverisjes, cilat kanë qenë aferat?? Qytetarët e këtij vendi kanë memorie. Ata mbajnë mend më mirë sesa ne mendojmë. Qytetarët mund të kenë halle, të jenë të pakënaqur dhe ata e meritojnë të adresojnë pakënaqësitë e tyre. Por ata nuk e kanë standardin e atyre që iu prijnë, prandaj do të ishte mirë ti pyesin: eh…. kah i bëtë gjithë këto pasuri ju që po na prini në ç‘kapje të shtetit. Sa shtëpi, sa banesa, sa aksione keni në emrin tuaj e në emra të tjerë; sa prona keni privatizuar, sa pallate keni në lagjet më të shtrenjta të Prishtinës dhe të qyteteve e fshatrave të tjera dhe kah i morët këto para? Kush janë familjarët tuaj dhe ku punojnë ata?

Këto pyetje nuk vlejnë vetëm për ata që po thonë se është kapur shteti dhe se shtetin duhet ç‘kapur. Vlejnë për të gjithë. Sidomos për ata që kanë vënë rrjetet për kohë të gjatë në shumë institucione, diktojnë dhe vjelin në hije.

- Advertisement -

Asnjëri nga ne nuk e kemi monopolin e së vërtetës. Deputetë, qeveritarë, prokurorë, gjykatës, drejtorë të agjensioneve, punonjës të policisë, menaxherë të firmave publike, zyrtarë të prokurimeve, pjesëtarë të shërbimeve informative, të gjithë kemi nevojë ta pyesim veten nëse po sillemi dhe po veprojmë sipas ligjit. Nëse të gjithë neve e respektojmë ligjin, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë prapa askujt për ta ç‘kapur shtetin, ai ç‘kapet vet.

- Advertisement -

Spasovski për kufijtë: Për këtë vendosin institucionet shëndetësore

TV21 e pyeti Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin për hapjen e kufijve kundrejt shteteve fqinje, më konkretisht nëse pritet që...

KSI ka popozuar që të hiqen PCR testet për shtetet fqinje

Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka propozuar heqjen e PCR testeve negative për shtetasit e vendeve të rajonit. TV21...

SPB Tetovë sanksionoi 154 shoferë për shpejtësi

Më 27.09.2020 në periudhën prej 13.00 deri në 19.00 në territorin e SPB Tetovë, është kryer Aksion kontrollues i veprimit republikan për...

Pa energji elektrike nesër më shumë pjesë të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa prej shfrytëzuesve...

Ndërroi jetë Qamil Selimi ish-futbollist i Vllazërimit

Papritmas ndërroi jetë Qamil Selimi ish futbollist i Vllazërimit. Për vdekjen e tij të parakohshme njoftuan nga KF Vllazërimi nga Kërçova.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -