​Manchester City afër titullit kampion në Angli

TË FUNDIT

Manchester City ka shënuar një fitore shumë të lehtë ndaj Wolverhamptonit duke triumfuar me rezultat 5-1 në një ndeshje ku Kevin De Bruyne shkëlqeu duke realizuar katër gola.

Mesfushori belg realizoi hat-trick brenda 24’ minutavem kurse goli i vetëm për Wolves erdhi në minutën e 11’ dhe realizues ishte Dendoncker, transmeton KosovaPress.

Në minutën e 60’ De Bruyne realizoi edhe golin e katër personal, kurse Raheep Sterling e vulosoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5-1 me golin e tij në minutën e 84’.

Kjo fiton e çon Cityn edhe më afër titullit kampion pasi ka tre pikë më shukmë se Liverpooli kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje.

MARKETING I PAGUAR POLITIK