Array

​Limaj: Një opozitë e bashkuar mund ta ndryshojë gjendjen në vend

Must Read

Supremja konfirmoi dënimet me burg për Gruevskin, Popovskin dhe Jankullovskën

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruesvki, Gordana...

Janë sanksionuar 513 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e...

Henkok: Po përkeqësohet situata në Britani të Madhe, karantina opsioni i fundit

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se...
- Advertisement -

Zhvillimet e fundit në vendin tonë besoj që mjaftueshëm tregojnë se gjendja e vendit që nga pas lufta nuk ka qenë asnjëherë më e keqe se tani. Shteti ynë po rrënohet për çdo ditë para syve tanë.

Filluan me rrënimin e institucioneve të pavarura , vazhduan rrënimin ekonomiko- social të vendit, e që për pasoj pati largimin masiv të dhjetëra mijëra qytetarëve, largim i cili ende po vazhdon.
Negociuan dhe dorëzuan pjesë të sovranitetit të shtetit. Nënshkruan dhënien e territorit tonë Malit të Zi.

- Advertisement -

Me legalizimin e Bashkësisë së komunave serbe legalizuan entitet të ri politiko-juridik dhe territorial brenda Kosovës, përmes së cilës rrënuan rendin kushtetues-juridik dhe me këtë përfundimisht e ndanë Kosovën në baza etnike.
Përmenda vetëm disa nga të këqijat që ky koalicion qeverisës ia solli Kosovës brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Prandaj, duke qenë para një situate të tillë, besoj është moment i fundit që të gjithë ne të cilët e shohim njëjtë këtë gjendje dhe jemi të shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë duhet të bashkohemi.
Ndalja e rrënimit të mëtutjeshëm të shtetit tonë është e mundshme vetëm përmes një fronti të përbashkët opozitar.

Me këtë front opozitar nënkuptoj jo vetëm partitë opozitare por edhe shoqërinë civile, intelektual, student, punëtor, të pa punë dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të angazhohen për të ndalur rrënimin e shtetit para syve tanë.
Ne mund edhe të kemi këndvështrime të ndryshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për angazhim të përbashkët në funksion të ndaljes së rrënimit të shtetit, kthimin e shpresës tek qytetarët dhe fillimin e ndryshimit të gjendjes.

- Advertisement -

Fatmir LIMAJ – Kryetar i NISMA-s për Kosovën

- Advertisement -

Supremja konfirmoi dënimet me burg për Gruevskin, Popovskin dhe Jankullovskën

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruesvki, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski dhe...

Janë sanksionuar 513 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e trafikut, me ç’rast gjithsej në...

Henkok: Po përkeqësohet situata në Britani të Madhe, karantina opsioni i fundit

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se numri i pacientëve të hospitalizuar...

OBSH: Numri i të infektuarve në Evropë mbi kulmin që nga marsi

Rastet e reja javore me koronavirus në Evropë e ka tejkaluar numrin e të infektuarve nga piku që nga marsi, bëri të...

Mbi 30 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka kaluar 30 milionë, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -