​Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit në UNESCO (Video)

TË FUNDIT

Kosova ka kaluar fazën e parë të fushatës së saj për anëtarësimin në UNESCO, duke mbledhur kështu gjithsej 44 nënshkrime nga vendet anëtare të kësaj agjencie.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Jashtëm Petrit Selimi, i cili tha se dje e kanë marrë këtë konfirmim, duke shtuar se ky është një numër rekord i nënshkrimeve të bashkësponzoruesve në historinë e re të UNESCO-s.

Pas këtij suksesi, Selimi u shpreh i bindur se Kosova do të anëtarësohet në këtë agjenci, pasi që, sipas tij, ata kanë marrë premtime edhe nga shumë shtete që do ta përkrahin anëtarësimin e shtetit tonë në UNESCO.

Zëvendësministri i Jashtëm rikujtoi se Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do tà « shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim më 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit, me ç’rast do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së.