Array

​Kosova emeton Obligacione 5-vjeçare!

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Duke qenë e përkushtuar në zhvillimin e tregut financiar dhe krijimin e mundësive të reja për investim, Ministria e Financave ka shpallur ankandin e radhës të letrave me vlerë, në formë të Obligacioneve 5 vjeçare, i cili do të mbahet me 28 gusht 2015, njoftoi sot Ministria e Financave, duke cekur se ankandi për oferta mbyllet në ora 11:00.

“Kohëzgjatjet në të cilat deri më tani është bërë emetimi kanë qenë 3 muaj, 6 muaj, 12 muaj, 2 dhe 3 vjeçare. Prandaj, ky ankand shënon edhe emetimin e parë të Obligacioneve me kohëzgjatje 5 vjeçare në historinë e tregut të letrave me vlerë në Republikën e Kosovës. Shtimi i kohëzgjatjeve të reja dëshmon për një rritje të shëndoshë të tregut të letrave me vlerë.

- Advertisement -

Shuma e letrave me vlerë për shitje në këtë ankand do të jetë 15 milionë euro, dhe mundësi për blerje do të kenë të gjithë të interesuarit, përfshirë personat privat dhe juridik. Ndërsa, qasja në ankandin e emetimit mund të bëhet përmes bankave komerciale në vend.

Blerësit e këtij Obligacioni do të kenë mundësinë që gjatë 5 viteve të ardhshme të përfitojnë kamatë të leverdishme, e cila paguhet në baza 6 mujore dhe është e liruar nga tatimi. Kurse, kthimi i shumës së investuar bëhet në fund të periudhës 5 vjeçare.

- Advertisement -

Shuma nominale e Letrave me Vlerë të emetuara deri më tani është 320.65 milionë euro, ndërsa përbërja e Letrave me Vlerë sipas instrumenteve është si vijon:

Bono Thesari me maturitet: 3 muaj – 10 mil. euro; 6 muaj – 38.6 mil. euro; 12 muaj – 170.1 mil. euro.
Obligacione Qeveritare me maturitet: 2 vite – 86.95 mil. euro; 3 vite – 15 mil. Euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -