Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradon sot kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënan.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.
Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka emëruar Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese, pas dorëheqjes së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
