Array

​“Babai” vjen në kinemanë ABC

Must Read

Shahpaska: Gjithsej 79,5 milion euro për mbështetje financiare për të punësuarit në kompanitë

Gjithsej 79,5 milion euro për masën mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor janë paguar në tre...

Mitarakis u bëri thirrje grekëve të tregojnë solidaritet për refugjatët

Greqia të tregoj solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian për refugjatët që do të zhvendosen, kërkoi ministri...

BE: Të hënën takimi në nivelin e ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se takimi i radhës...
- Advertisement -

Filmi “Babai” në regji të Visar Morinës do të shfaqet sot për media në orën 013:00 në Kinemanë ABC.

“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

- Advertisement -

“Babai” është një film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga ‘NikoFilm’, Gjermani, ‘Produksioni Krusha’, Kosovë, ‘Skopje Film Studio’, Maqedoni dhe ‘Eaux Vives Productions’, Francë që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

Pas sukseseve në “FILM FEST MUNCHEN 2015” ku “Babai” i fitoi katër çmime, skenari më i mirë, regjia më e mirë, aktorët kryesorë më të mirë dhe çmimin “One Future World” dhe atyre në Festivalin Ndërkombëtar në Karlovy Vary ku “Babai” e rrëmbeu çmimin Regjia më e mirë dhe Europe Cinema Label, e tash së voni edhe çmimin e shtatë aktori më i mirë në Festivalin e Filmit “Aventura në Zarë”, Kosova është vendi i parë nga vendet e koproduksionit ku filmi do të shfaqet në kinema.

- Advertisement -

Pas premierës kosovare që do të mbahet më 1 shtator 2015, me dy projeksione që do të fillojnë në të njëjtën kohë, në Teatrin Kombëtar dhe në kinemanë ABC, nga 2 shtatori filmi do të shfaqet në reportor të rregullt në kinemanë ABC në Prishtinë dhe në DOKU KINO në Prizren.

“Babai” do ta vazhdojë rrugëtimin në Helsinki IFF, Busan IFF, Seville European Film Festival, Goteborg Film Festival, Crossing Europe Linz, e më vonë do të shfaqet edhe në kinematë në Gjermani, Maqedoni, Francë etj.

- Advertisement -

“Babai është prodhuar nga nj ë ekip filmik ndërkombëtar dhe me shumicën e aktorëve kosovarë. Skenari dhe regjia: Visar Morina; Drejtor i fotografisë: Matteo Cocco; Montazhi: Stefan Stabenoë; Muzika: Benedikt Schiefer; Skenografia: Jutta Freyer; Kostumografia: Genoveva Kylburg; Grimi: Astrid Ëeber;Toni: Igor Popovski; Producentë: Nicole Gerhards, Visar Krusha, Tomi Salkovski, Xenia Maingot si dhe shumë anëtarë tjerë të ekipit të filmit nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Franca.

Luajnë: Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari etj. si dhe Val Maloku i cili paraqitet për herë të parë në film.

- Advertisement -

Shahpaska: Gjithsej 79,5 milion euro për mbështetje financiare për të punësuarit në kompanitë

Gjithsej 79,5 milion euro për masën mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor janë paguar në tre muajt e fundit. Në të...

Mitarakis u bëri thirrje grekëve të tregojnë solidaritet për refugjatët

Greqia të tregoj solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian për refugjatët që do të zhvendosen, kërkoi ministri grek i Azilit Notis Mitarakis...

BE: Të hënën takimi në nivelin e ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se takimi i radhës në nivelin e ekspertëve mes...

Prej të hënën fillon pagesa etapore e pensioneve të shtatorit

Prej të hënën më 28 shtator fillon pagesa etapore e pensioneve të shtatorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet ...

9 të vdekur nga virusi korona! 2200 raste aktive në Maqedoninë e Veriut

9 pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Një 70-vjeçar nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -