Zyrtare: Sigal Prishtina do të garojë edhe në “FIBA Europe Cup”

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina do të jetë pjesë e “FIBA Europe Cup”. Lajmi është konfirmuar nga FIBA, së bashku me Sigal Prishtinën janë edhe 59 ekipe që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze.
Shorti për garat e ligës “FIBA Europe Cup” do të mbahet më 4 gusht, në të cilën do të mësohet kundërshtari i parë i Sigal Prishtinës në këtë ligë.
Veç kësaj Sigal Prishtina ditë më parë ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në Balkan Ligë , si kampion aktual, transmeton Koha.net.
Klubi i KB Prishtinës përmes faqes zyrtare ka konfirmuar gjithashtu se me 30 korrik do të mbajë një konferencë për shtyp në të cilën do t’i prezantojë përforcimet e reja.
“Ju informojmë se të enjten, më datë 30 korrik, prej orës 12 do të mbahet një konferencë për media në ambientet e klubit, në të cilën pritet të prezantohen përforcimet e reja të Sigal Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.>