VIDEO+FOTO/ Zjarr në kutinë fotovoltaike shpërndarëse, pak para arritjes së funksionarëve!

TË FUNDIT

Një zjarr ka shpërthyer sot në një nga kutitë shpërndarëse fotovoltaike në Osllome, raporton TV21.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por nga personat përgjegjës në vendngjarje TV21 mëson se kutia është përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë elektrike në një pjesë të paneleve fotovoltaik dhe është ende në testim.

Në këtë central janë të pranishëm mediat, pasi për pak pritet të arrijnë edhe funksionarët qeveritarë për të promovuar ndërtimin e tij.