Ziadin Sela është mysafir sonte në edicionin e parë të sezonit të ri të ClickPlus në TV21.
Ka folur për pozitën e tij, tani si pjesë e Qeverisë edhe pse jo si lider i Aleancës për Shqiptarët.
Ai tha se vazhdon të jetë konsistent në qëndrimet e tija, të cilat i ka shprehur publikisht teksa ka qenë kryeopozitar.
“Do të vazhdoj të jem konsistent në qëndrimet e mija. Do të vazhdoj t’ju qëndroj prapa deklaratave të mija të shprehura si kryeopozitar, sepse i kam thënë pa ndonjë prapavijë, për të nxjerr popullin në dritë, sepse jemi shumë larg dritës”, tha Sela.
Shtoi se ai nuk “është pjesë e Qeverisë”.