Array

ZHURMUESIT HILEQARË SHQIPTARË

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Florin Kelmendi

Shqiptarët kanë shkathtësi dhe kulturë të veçantë të komunikimit. Shquhen edhe për njohje të gjuhëve të huaja. E kuptojnë dhe dëgjojnë gjithë botën, por jo edhe aq shqipen dhe njëri tjetrin.

- Advertisement -

Jo sepse nuk e njohin gjuhën shqipe – e kanë gjuhë amtare – por sepse shqipja është aq e pasur – edhe  me të folme – sa na jep mundësi që, sa herë që nuk duam të dëgjojmë, të themi se nuk po kuptojmë. E nëse ky arsyetim nuk na pi ujë, atëherë e bëjmë “zhurmuesin”.

Simboli i izolimit shqiptar

- Advertisement -

Zhurmuesi është një nga simbolet shqiptare të izolimit, përkatësisht të kufizimit të komunikimit me botën. (Për brezat e rinj, të sqarojmë se zhurmues ishin pajisje teknike, të cilat vendoseshin në një shtet, për ta penguar popullatën e vet që t’i ndiqte radio ose tv programet e shtetit tjetër. Kështu që në vend të fjalës, muzikës dhe fotografisë së shtetit “armik”, dëgjohej zhurmë dhe shiheshin xixa në ekran).

 Edhe pse zhurmuesin, sikurse edhe radion e televizionin, e kishin zbuluar të tjerët, shqiptarët e shfrytëzuan më shumë, e më mirë, e më gjatë, se sa ata që e kishin zbuluar. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, “mjeshtrit” shqiptarë në Shqipëri “zhurmonin” ‘imperializmin” dhe “revizionizmin”, përfshirë këtu edhe revizionizmin jugosllav, për ta mbrojtur Shqipërinë nga ekspansionizmi, ndërsa “mjeshtrit” shqiptarë në Kosovë, me urdhrin e patriotëve jugosllavë, zhurmonin “nacionalizmin, separatizmin dhe irredentizmin” e Shqipërisë, për të “mbrojtur” nga “kjo e keqe” shqiptarët (e Kosovës) nga shqiptarët (e Shqipërisë) (!).

- Advertisement -

 Dëgjimi dhe dëgjueshmëria shqiptare

Megjithatë, zhurmuesit nuk i shurdhuan as i verbuan shqiptarët. Përkundrazi, ua mprehën edhe më shumë shqisat e dëgjimit dhe të parit, kështu që mund të thuhet se shqiptarët shohin e dëgjojnë shumë mirë dhe mbeten ndër popujt më të dëgjueshëm në botë.

Përndryshe, dëgjueshmëria shqiptare e ka traditën e vet dhe arsyet e veta tradicionale të dëgjueshmërisë.

Një nga arsyet mund të jetë se ishim “të vegjël” në raport me të tjerët. Mirëpo, sikur e kemi kompleksin e të voglit dhe nuk na pëlqen ta pranojmë vogëlsinë.

Prandaj, pa e përmendur këtë pikë tonën të dobët, të themi me eufemizëm se jemi të dëgjueshëm për shkak se jemi të kulturuar, sepse “ndër shekuj kemi kultivuar kulturën e vërtetë të komunikimit”, përkatësisht hapin e parë e kryesor të rregullave të tij, dëgjimin: kemi ulur kokën dhe ndër shekuj e kemi dëgjuar kryefamiljarin, nënën e babën, burrin (besa edhe gruan, por s’e kemi pranuar), kryeplakun, bajraktarin, pushtetin e pushtetarët, pushtuesit e huaj e pushtuesit tanë, çlirimtarët dhe çlirimtarëtpushtues e kështu me radhë… I kemi dëgjuar deri në ditët e sotme, ndërsa kemi folur vetëm atëherë kur na kanë pyetur. Sepse kemi pasur frikë edhe nga përgjigja jonë. Se, për të folur e për t’u përgjigjur si duhet, pa gabuar dhe pa u ndëshkuar, pyetjet është dashur t’i dëgjonim me veshët katër.

Dëgjimi – përgjegjësi

Një pjesë tjetër e shqiptarëve, ndër vite, u bënë të dëgjueshëm, jo në kuptimin e thjeshtë të dëgjimit e të dëgjueshmërisë, por të përgjegjësisë. Sepse ishin kohë kur normë morale ishte thënia: “fjala dhe shigjeta e hedhur nuk kthehen”. Kështu, nga përgjegjësia që pa menduar gjatë të mos nxirrej fjala, e cila zakonisht pastaj nxirrte e tërhiqte edhe shigjetën edhe plumbin edhe tragjedinë, shqiptarët ishin të kujdesshëm të dëgjonin deri në fund, për të mos folur pastaj fjalë për të cilat do të pendoheshin dhe do kërkonin t’i tërhiqnin mbrapsht. Nëse do të kishte hapësirë për t’i tërhequr.

Dëgjimin, si pjesë e rëndësishme e komunikimit e kemi ushtruar edhe për një arsye tjetër. Me shekuj kemi qenë analfabetë dhe historitë i kemi përcjellë gojë më gojë, përkatësisht vesh më vesh, me fjalë e me këngë, për t’i mbajtur mend mirë, sepse për t’i shkruar nuk dinim. Kështu, nga kujdesi për mbamendje historike, më shumë dëgjonim se sa flisnim. E nëse flisnim, dihej kur, ku e sa flisnim. Ishin rregulla që zbatoheshin, jo nga frika por, nga respekti për rrëfimin e rrëfimtarin, nga respekti për historinë dhe për odën, si “institucion” ku gjallëronin ndër vite librat e pashkruar, por të folur e të kënduar, të vërtetë o të rremë, por gjithmonë të rëndësishëm për të mbajtur gjallë qenien kombëtare dhe këtë formë të respektueshme të komunikimit.

Pra, gjatë historisë, ne shqiptarët, në forma të ndryshme, aq mirë e kemi mësuar leksionin e parë e më të rëndësishëm të komunikimit, dëgjimin, sa që mund të lavdëroheshim për nxënien e shkathtësive të përgjithshme të komunikimit. Qoftë nga frika, respekti apo nga përgjegjësia, më rëndësi është se mësuam të dëgjonim me vëmendje, për të folur pastaj, kur duhet, në vendin dhe kohën e duhur, në radhë, qartë, shkurt dhe përmbajtësisht.

Zhurmuesit përfitues

Te një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, dëgjimi u shndërrua në dëgjueshmëri. Dëgjonin e dëgjonin dhe gjithnjë e më pak flisnin. Dhe, sapo menduan se do të “mbeteshin pa gojë”, erdhi  “demokracia” përkatësisht “liria” dhe ua hapi gojën, për të zhurmuar më shumë se zhurmuesit e dikurshëm komunist:

Sot zhurmojnë “disidentët” e dikurshëm, të cilët “nuk pajtoheshin” në atë kohë me zhurmuesit;

Zhurmojnë me të madhe “komunistët” e dikurshëm që urrenin zhurmuesin dhe që, fshehtë në vete, solidarizoheshin me “imperializmin” e “revizionizmin” e zhurmosur;

Zhurmojnë edhe nacionalistët e dikurshëm shqiptarë, të cilët, me qëndrimin, veprimet dhe propagandën e vet ilegale patriotike, ishin në gjendje t’i fashisnin zhurmuesit e atëhershëm jugosllavë;

Zhurmojnë analfabetë me diplomë e pa diplomë, hajna e kriminelë…,  se e kanë vërejtur se në zhurmë kanë gjasa për post e privilegj;

Politikanë, deputetë, ministra, të dijshëm e të padijshëm, drejtorë, gazetarë, analistë, këngëtarë, aktorë… VIP-a…, vip-ojnë (penetrojnë-hyjnë e depërtojnë thellë – viiiip) gjithkah, edhe në televizion dhe pastaj, nuk dëgjojnë por, kush më shumë se tjetri, flasin e zhurmojnë për politikën, për ekonominë dhe standardin jetësor, për seksin, … , për të mjegulluar të vërtetën se këto punë i bëjnë keq ose fare nuk i bëjnë (as seksin)…;

… luftëtarë “shembullorë” kundër krimit, zhurmojnë me eufori kundër dukurive kriminale, sepse po folën ngadalë e me radhë, merret vesh kush në të vërtetë vjedh, mashtron, korrupton, tenderon, reketon, trafikon… se këto punë i bëjnë shumë mirë, prandaj zhurmojnë në mënyrë që askush asgjë mos të kuptojë.

Megjithatë, këta zhurmues të shekullit të ri, kanë dhe njëfarë rendi. Ata që lodhen pushojnë. Ndërkohë, të tjerët vazhdojnë të zhurmojnë, e kështu me radhë. Por, edhe kur pushojnë, nuk ndalen së komunikuari. Tash, meshkuj të depiluar e gra të krehura e të grimuara me modë, për gjithë ato që s’duan t’i thonë, e më shpesh sepse nuk dinë çka të thonë, me gjuhën e trupit duan të na bindin së paku për statusin intelektual që kanë në shoqëri:

Meshkujt lëmojnë frizurën “moderne” të lëpirë me llak, lëvizin me duart poshtë e lartë dhe sa s’e thyejnë objektivin e kamerës me orën e shtrenjtë në dorë dhe unazën e trashë vezulluese në gisht;

Femrat me mini-funde përdredhin këmbët lakuriqe mbi takat e larta, ngacmojnë kameramanët e lodhur nga debate të pafund dhe përmes kamerave të tyre provokojnë edhe  shikuesit e frustruar seksualisht;

Po u munguan këto elemente komunikuese trupore, para se t’iu vijë radha e zhurmimit, do të marrin qëndrim prepotent të “intelektualit”, do t’i përveshin buzët ose do t’i shikojnë me përçmim bashkëzhurmuesit.

Frika nga qetësia

Në gjithë këtë zhurmë kombëtare, zhurmohet për moralin, përgjegjësinë, arsimin, shkencën, zhurmohet, por nuk flitet për to… sepse nuk u konvenon ta ndalin zhurmën e të lejojnë të flasin moralistë, të përgjegjshëm, arsimues… aq më pak profesionistë e shkencëtarë. Arsyetohen se nuk ka profile të tilla, megjithëse ka, por i demonizojnë se kanë frikë prej tyre. Se, po u ballafaquan me ta dhe me rregullat e kulturës së tyre të komunikimit, nuk mund ta bëjnë zhurmuesin. E kur s’ka zhurmues, ka qetësi dhe argumente. E aty ku ka argumente fashiten zhurmuesit.

Ndërkohë që jemi të rrezikuar te shurdhohemi kolektivisht, zhurmuesit vazhdojnë të bëmat e tyre të qeta e komode prapa zhurmimeve mashtruese, të cilat po na shndërrohen në kulturë kombëtare. Prandaj, për hir të brezit të ri dhe ardhmërisë së tyre, të shpresojmë që pjesa e zhurmosur e shqiptarëve të vetëdijesohet e ta fashis këtë zhurmë infektuese një e herë e përgjithmonë.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -