Zemra e 44-vjeçares filloi të rrahë sërish – te pacienti me sëmundje të rëndë kardiovaskulare

TË FUNDIT

Zemra 44-vjeçares, e cila dje kishte pësuar vdekje të trurit, ka filluar të rrahë sërish këtë mëngjes.

Zemra, është transplantuar me sukses të një pacient i cili me vite ka vuajtur nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare.

“Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton TV21.

Përveç zemrës, do të transplantohen edhe veshkat e 44-vjeçares.

Transplantimi i zemrës së 44-vjeçares, e cila pësoi vdekje të trurit

Që prej janarit, deri tani ky është transplantimi i tretë i zemrës, kurse i pesti brenda një viti.

LEXO: 44-vjeçarja pësoi vdekje të trurit, pas mesnatës filloi transplantimi i organeve të saja