Zelensky: Kina duhet të jetë pjesë e negociatave për paqe me Moskën, ka ndikim në Rusi

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Vlodomir Zelenski (Volodymyr Zelensky) shprehu dëshirën që vendi i tij të punojë me vende si Kina me “ndikim në Rusi”.

Këto deklarata Zelenski i bëri pasi Ukraina po përballet me një ofensivë të rinovuar të Moskës, ndërsa shtoi se i ka kërkuar Pekinit të marrë pjesë në bisedimet e paqes muajin e ardhshëm.

Zelenski  tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping “e siguroi atë në një telefonatë se Pekini mbështet integritetin territorial të Ukrainës”.

Zelensky tha se do të dëshironte të shihte Kinën në bisedimet ndërkombëtare në Zvicër muajin e ardhshëm, që synojnë të hapin rrugën për një proces paqeje në Ukrainë.

“Angazhimi i lojtarëve globalë si Kina është thelbësor sepse ata kanë ndikim në Rusi, dhe sa më shumë vende të tilla të kemi në anën tonë aq më shumë Rusia do të duhet të llogarisë më shumë vende”, tha Zelenski raporton CNN.

Pekini nuk e ka dënuar kurrë pushtimin e Rusisë në shkurt të vitit 2022, përkundrazi duke pretenduar neutralitet në konflikt, duke lëshuar një qëndrim të artikuluar në mënyrë të paqartë për zgjidhjen e tij. Përpara bisedimeve të pritshme të paqes në Zvicër muajin e ardhshëm, Xi ka bërë thirrje për negociata që marrin parasysh qëndrimet e të dyja palëve.