Kryetari i Lëvizjes Populli – pjesë e Frontit Europian Skender Rexhepi Zejdi, në një dalje për media, theksoi se koalicioni VLEN në qeveri hyri me legjitimitetin e VMRO-DPMNE-së. Zejdi shtoi se kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prekin çështjet shqiptare, balancuesin dhe deshqiptarizuan institucionet.
“I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin e VMRO-së, mirëpo gjithcka u bë mbrapsht. Ndaj sot ju drejtohem e ju them, se cështjet kombëtare janë me të rëndësishme se aventurat e juaja të gabuara në këtë qeveri. Ndaj le ta braktisin këtë qeveri anti-shqiptare, anti-BE, që ua merr të drejtën për punësim shqiptarëve dhe të tjerëve, të braktisin këtë qeveri dhe le të bashkohen me Frontin Europian e të gjejme zgjidhje për problematikat që I kemi”, tha Skender Rexhepi – kryetar i Lëvizjes Popilli, pjesë e Frontit Europian.