Zejdi për TV21: Pse një nënkryetar i Kuvendit të mos jetë nga opozita shqiptare!?

TË FUNDIT

Sot pritet përzgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa ata priten të jenë gjithsej 5.

Deputeti nga koalicioni “Tash është koha” Skender Rexhepi-Zejdi , i pyetur nga TV21, se a pritet që koalicioni i tyre të ketë një nënkryetar, ai tha: “Në parim së pari do të diskutojmë numrin e nënkryetarëve, që pastaj nëse opozitës do t’i takoj një nënkryetar, pse të mos jete ai nga opozita shqiptare”.

Rexhepi gjithashtu tha se së pari do të dëgjojnë arsyetimin e propozimit për zgjedhjen e nënkryetarëve.  Më pas, sipas tij, nëse vendoset që njëri nënkryetar t’i takojë opozitës shqiptare, atëherë për emrin do të vendoset në koordinim mes deputetëve të koalicionit “Tash është koha”.