Zejdi apel kryeministrit, të lirohen të pafajshmit në burgje. Ademi i thotë se po bën politikë

TË FUNDIT

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, nëpërmjet emisioni Click Plus i bëri apel kryeministrit Zaev që të lirohen të pafajshmit në burgje.

“Mbajeni pushtetin sa të doni vetëm lironi të pafajshmit nga burgjet”, tha Skender Rexhepi.

Nga ana tjetër Arbër Ademi, tha se Alternativa për të punësuarit mund të mbajë takim me Zaevin ndërsa për Monstrën nuk mundet, duke shtuar se po i keqpërdorin fatkeqësitë e njerëzve.

“Mos i keqpërdorni. Për punëtorët në Ministrinë e Kulturës mban takim me Zaevin a për Monstrën nuk mban takim. E kjo është keqpërdorim”, tha Arbër Ademi.

TË NGJAJSHME