Zaev uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Diversitetin etnik dhe gjuhësor e konsiderojmë si pasuri të përbashkët

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Kryeministri i vendit Zoran Zaev nëpërmjet një kumtese me shkrim lëshuar mediave ka uruar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ai thekson se me kremtimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, konfirmohet përkushtimi i përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor, përkatësisht pasurinë e RMV-së.

Mes tjerash në kumtesë thuhet:

Sot, në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, ndodhet edhe vendimi i alfabetit të standarizuar të gjuhës shqipe, si dhe kopja e tekstit të parë të shkruar në gjuhën shqipe nga Pal Engjëlli i vitit 1462.
Me unifikimin dhe standardizimin e alfabetit, shkrimi i gjuhës shqipe bëhet pjesë e shkrimeve të barabarta, moderne evropiane dhe pjesë e pasurisë së larmishme të trashëgimisë kulturore botërore.

Gjuha dhe alfabeti i saj janë pjesë e kodit gjenetik të një kombi dhe rrjedhin nga e drejta universale e vetëvendosjes.  Në atë kod gjenetik janë elementët e identitetit dhe potencialet për komunikim, integrim shoqëror, arsim dhe zhvillim.
Detyra jonë dhe e shtetit është të respektojë, ruajë dhe kultivojë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit  të secilit prej komuniteteve.

Në këtë drejtim na bëjnë thirrje edhe vlerat evropiane, si vlera që ne i kemi pranuar sikur të ishin tonat, në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.
Me kremtimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, konfirmojmë përkushtimin e përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor, përkatësisht pasurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërtojmë një shoqëri të vetme – të barabartë për të gjithë.  Ndërtojmë shoqëri civile, njëkohësisht duke respektuar dallimet etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore. Kjo është e veçanta dhe thelbi i unitetit që është ndërtuar ndër shekuj dhe paraqet detyrim për të ardhmen tonë të përbashkët.

Prandaj jemi krenarë dhe prandaj diversitetin etnik dhe gjuhësor e konsiderojmë si përparësi dhe pasuri të përbashkët.  Prandaj themi: Sot kur ne e shënojmë dhe festojmë Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, së bashku festojmë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore që kanë mbijetuar së bashku.
Kjo është një dëshmi e fortë se gjuha dhe shkrimi janë ura e traditave, kulturave dhe trashëgimeve tjera shpirtërore. Janë çelësat që hapin dyert e botërave të tjera për të njohur, respektuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin.

  • Tags
  • 2

TË NGJAJSHME