Zaev: Investim prej 20,4 milionë eurosh në rikonsturimin e sistemit të filtrave elektrostatike të REK Manastir

Më 29 mars u hap një tender për blerjen dhe instalimin e filtrave të reja elektrostatike në REK Manastir. Investimi vlerësohet në 20.4 milionë euro, të cilat kompania i siguron nga burimet e veta. Një nga kompanitë më të rëndësishme shtetërore investon më shumë se 20 milionë euro që ajo i ka fituar vetë. Kjo do të thotë se në të kaluarën, kanë mbetur kohët kur Elektranat shtetërore e kanë keqpërdorur energjinë elektrike, kanë importuar energji elektrike të shtrenjtë dhe paratë kanë shkuar për investime të panevojshme. Tani ESM ka për qëllim prodhimin e rrymës që i plotëson nevojat e konsumatorëve në vend, dhe siç e kemi dëgjuar kohët e fundit, ajo shet edhe teprica, që realizon fitim edhe për buxhetin e vet edhe të shtetit. Këtë sot e deklaroi Kryeministri Zoran Zaev i cili e vizitoi REK Manastir dhe u takua me drejtorin e SHA ESM Dragan Minovski dhe drejtorin e REK Manastir Vasko Kovaçevski, ka vizituar kapacitetet prodhuese dhe ka realizuar takim me Këshillin drejtues dhe mbikëqyrës.

“Investimi në rikonstruimin e sistemit të filtrave elektrostatik të REK Manastir është më e rëndësishme sepse është më i madhi në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në vend ose të paktën në një kompani në pronë shtetërore. Mbrojtja e mjedisit në të kaluarën ishte lënë pas dore, dhe tani është një nga prioritetet e kësaj Qeverie. Dhe do të jetë edhe më e rëndësishme, pasi Republika e Maqedonisë Veriore do të ecë përpara drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ku standardet janë në nivel të lartë”, tha Zaevi. Ai shprehu kënaqësinë që SHA ESM dhe REK Manastir ndërmarrin hapa drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin e Pellagonisë. Zaev potencoi se Elektranat shtetërore do të kenë mbështetje qeveritare në të gjitha hapat dhe projektet që i realizojnë dhe planifikojnë sepse, siç tha, pa sistem elektroenergjetik stabil , nuk ka shtet stabil.