Zaev-Dimovski: Masat qeveritare janë mbështetje për sektorin privat dhe mbrojtjen e vendeve të punës

TË FUNDIT

Tetovë, me fishekzjarre festojnë 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Në sheshin Iliria në Tetovë me fishekzjarre po festohet 108 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

41 viktima dhe 1022 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3127 testime të realizuara,...

Black Friday, turma me qytetarë për të blerë! Filipçe: Duhet të jeni të durueshëm

https://youtu.be/nbNvO7FY5U0 Turma të mëdha vërshuan qendrat tregtare të Shkupit ditën e djeshme....

Dita e tretë e protestave të VMRO-DPMNE-së! Mickoski: Këtë fundjavë në Sofje copëtohet identiteti

https://youtu.be/XC1qXQ8Ckcw Zoran Zaev është duke përgatitur një dështim kombëtarë, por nga secili...

Jeton e vetme në një dhomë konvikti! E përmalluar për fëmijët kërkon ndihmë

https://youtu.be/4QLTvlEr72E Kjo është Zana Kuqi nga Tetova. Ajo jeton...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti delegacionin e Lidhjes së Sindikatave (LSM) të udhëhequr nga kryetari Darko Dimovski. Pjesëmarrësit në takim i përshëndetën avancimin e dialogut social, mes sindikatave, punëdhënësit dhe Qeveria si forcë e vetme lëvizëse për rritjen e prosperitet ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.

“U konstatua se ekziston vullneti për avancimin e dialogut social, për të cilin është konstatuar se periudhën e kaluar është ngritur në nivel të lartë, me qëllim që të kontribuohet në avancimin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe sigurimin e sigurisë më të madhe sociale në kushte të krizës të shkaktuara nga KOVID-19”, theksohet në kumtesën e qeverisë.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet e LSM-së me fokus të veçantë në çështjet të cilat hapen dhe të cilat duhet të rregullohen me Ligjin e ri për marrëdhënie pune gjatë kohës së krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit korona, si dhe ndryshimet intervente në Ligjin aktual si përgjigje e sfidave të tanishme në tregun e punës.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm në përcaktimet që të jetë partner në dialogun social, në veçanti duke theksuar se punëtorët e kënaqur e lëvizin shtetin para dhe duke theksuar rolin dhe marrëdhënien e mirë me sindikatat dhe punëdhënësit.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave, siç theksohet në kumtesë, shprehën mbështetje për masat të cilat Qeveria i solli për mundësimin e sigurisë më të madhe dhe përmirësimin e standardit jetësor të punëtorëve, për tejkalimin ne krizës aktuale dhe sigurimin e ekzistencës për të gjithë punëtorët, kompanitë dhe qytetarët. fab/

  • Tags
  • 3

TË NGJAJSHME