Xhaferi nga Tetova i çon porosi “Grupit të zjarrit”! Ahmeti flet për “frontin europian” dhe rrugën drejt BE-së

TË FUNDIT

Në Tetovë nuk ka “grup të zjarrit” andaj Talat Xhaferi tha se nuk do të flas për këtë temë, sepse kështu i kishte premtuar kreut të BDI-së Ali Ahmetit, megjithatë në fund vendosi që t’u dërgojë një porosi. 

 “I dashur komandant edhe pse në fillim të thash se… por zjarrit duhet me ja dërgua edhe një porosi që… çka me bo tash. Është normale që në çdo subjekt ka nga një zjarr që zien brenda vetvetes, por nuk kanë dal jashtë vetvetes, për fat të keq te ne po mundohet me dal zjarri jashtë vetvetes. Është mirë dhe shume e nevojshme që të reflektojnë të kuptojnë që kjo shtëpi, nuk është shtëpi individuale e Ali Ahmetit, nuk është shtëpi individuale e Talat Xhaferit, nuk është shtëpi e mësuesit, e Teutës, e Nazimit e nuk e di kujt tjetër, por është shtëpi e popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe populli atë shtëpi nuk e prish”, tha Talat Xhaferi, anëtar i kryesisë së BDI-së.

Nga ana tjetër kreu i integristëve Ali Ahmeti, nuk foli aspak për grupin e zjarrit, por për rrugën drejt BE-së. Sipas tij tash është koha për krijimin e një “Fronti europian” që do ta përshpejtojë dhe shkurtojë rrugën drejt BE-së.

 “Provuan 20 vjet partitë politike, 14 e nuk e di sa janë regjistruar dhe çregjistruar deri më tani dhe asnjëra s’ka mundur ta fitojë BDI-në dhe ne duam tani të hapet një etapë e re për shqiptarët. Një front për të përshpejtuar nga para dhoma në dhomë të BE-së. Të bëhemi një front në këtë mision kaq të rëndësishëm për të mirë tonën”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti vazhdon takimet me qytetarë edhe sonte, kur do të takohet me banorët e Sellcës. Ndërkaq “grupi i zjarrit” takimet me qytetarët i vazhdon sonte në Kumanovë.

error: Content is protected !!