Xhaferi mbështet rritjen e shumicës/ Deri në qershor ose korrik duhet të nis procesi i ndryshimeve kushtetuese

TË FUNDIT

Edhe pse tashmë është fundi i janarit, në Kuvend shumë vështirë po mblidhet kuorumi për punë dhe se gjithnjë e më shumë po vërehen përplasjet në grupin parlamentarë të BDI-së, por edhe ndodhitë me negociatat e reja për hyrjen e ASH-së në shumicën parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në brifingun e sotëm me gazetarët tha se çdo deputet ka për obligim që të paraqitet në vendin e punës dhe se gjithçka është lënë në ndërgjegjen e tyre. Megjithatë nuk deshi të flas për atë se a ka paralajmërim se deputetët nga grupi i zjarrit të BDI-së me deputetët e Alternativës do të formojnë grup të deputetëve. Por, në lidhje me hyrjen e ASH-së në pushtet, ai tha se mbështet çdo nismë për zgjerimin e shumicës.

“Çdo mbështetje për rritjen e shumicës në punën e Kuvendit është e mirëseardhur. Nga këto informata që kam, sigurisht që pres që së shpejti mund të rritet shumica parlamentare. Nuk mendoj se zgjedhje të reja do të zgjidhin problemet, mendoj se edhe më shumë do t’i komplikojnë.”- deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Megjithatë përforcimi i shumicës parlamentare nuk do të jetë në drejtim të mbledhjes së shumicës së nevojshme për ndryshimet kushtetuese, por për sigurimin e shumicës parlamentare. Tani për tani nuk ka paralajmërime se në Kuvend do të fillojë procesi për hapjen e Kushtetutës edhe pse paraprakisht u paralajmërua se një gjë e tillë mund të ndodh këtë muaj.

“Afati i fundit që të hapet procesi është qershori ose korriku, edhe atëherë mund të arrihet me ndryshimet kushtetuese nëse shkojnë sipas procedurës së përshpejtuar. Debati publik fillon pasi që të konfirmohet teksti i amendamenteve.”- pohoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Pas seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë, Xhaferi tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile, por ekzistojnë ndikime nga palë të treta dhe se, siç tha, institucionet kompetente duhet të veprojnë në lidhje me këtë.

error: Content is protected !!