ZYRTARIZOHET LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR

0

Është zyrtarizuar sot “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”, gjatë një ceremonie të mbajtur në sallën e kuqe në Prishtinë

Organizatorët shpalosen programin politik ku njëkohësisht u përurua edhe libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” , libër ky i cili  parasheh bashkimin e trojeve shqiptare.

Ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar njëkohësisht autori i librit, Tahir  Veliu tha se  në jemi një komb dhe duhet të kemi një qeveri, një shtet dhe një gjuhë, si dhe paraqiti nevojën për t’i bërë ballë shtypjes, asimilimit dhe heshtjes së trojeve shqiptare.

Historiani, Hakif Bajrami tha se mos prezenca e politikanëve as nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia  në këtë ceremoni, tregon se nuk jemi të gatshëm për Bashkim kombëtar. Ai ka folur edhe për çështjen aktuale të marrëveshjës për demarkacion me Malin e Zi, duke thënë se Kosova nuk ka tokë për t’i falur Malit të Zi

Ndërkohë, Frashër Racaj konsulent i autorit  tha se  libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” parasheh bashkimin e trojeve shqiptare në modelin klasik, dhe mohon fuqishëm idenë e bashkimit ose integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.

Ngjarja  ka vazhduar me zgjedhjen e kryetarit dhe Këshillit Nismëtar të LSHB-së,  ku  në krye të kësaj lëvizje u emërua vet ideatori i saj, Tahir Veliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here