ZYRTARE: TUCHEL TRAJNER I PSG-së

0

Trajneri gjerman do të ulet në stolin e kampionëve të Ligue 1

Ashtu edhe siç ishte raportuar kohë më parë, tani konfirmohet.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit 2017/18, Paris Saint Germain ka zyrtarizuar edhe trajnerin që do të drejtojë skuadrën në dy sezonet e ardhshme.

Bëhet fjalë për ish teknikun e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, që do të zërë vendin e Unai Emery, i cili vendosi të largohej nga Franca, me të përfunduar stinori.

Lajmin e ka barë të ditur vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku tregon se Tuchel ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare për të drejtuar skuadrën parisiene.

Qëllimi kryesor i Tuchel do të jetë Liga e Kampionëve, trofe të cilin e duan me çdo kusht pronarët nga Katari të PSG.