ZYRTARE BUFFON LË JUVENTUSIN PAS 17 VITEVE

0

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin”
Portieri Gianluigi Buffon ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai është shprehur i lumtur për çdo ditë që ka kaluar në këtë ekip.

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin dhe ta përfundoj këtë udhëtim me dy trofe dhe me presidentin dhe të gjithë botën e Bianconerëve nga ana ime, do të jetë shumë e veçantë”.

Jam krenar që kam luajtur deri më tani në maksimumin e aftësisë sime, me shfaqje që i përshtaten si mua ashtu edhe këtij klubi. Unë e marr këtë vendim në një gjendje të qetë dhe të lumtur, e cila nuk duhet të merret si e mirëpritur për një sportist”, ka thënë ndër tjerash Buffon.

Gianluigi Buffon lë Juventusin pas 17 viteve. Ai në vitin 2001 u transferua nga Parma e që atëherë ka luajtur në 875 ndeshje zyrtare.

Sa ishte pjesë e Juventusit ky ekip ka fituar nëntë herë titullin Serie A, një herë Serie B katër herë Kupën e Italisë kurse pesë herë Superkupën e Italisë./21Media