Zjarr mbi fshatin Batincë të Shkupit, Zjarrfikësit e lokalizojnë me kohë

0

Mbi fshatin Batincë të Shkupit rreth orës 18 një sipërfaqe e madhe e pyllit është përfshirë nga zjarri.

Me intervenimin të shpejt të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar duke mos lejuar që të shkaktoj dëme më të mëdha. Nga njësiti i zjarrfikëseve thonë se kanë arritur të intervenoj në kohë duke mos lejuar që zjarri të afrohet në vendin ku mbillet rrushi i shtetit dhe në afërsi të shtëpive më të afërta që ndodhen në malësi. Siç informojnë nga njësiti i zjarrfikëseve nuk ka dëme materiale, përveç djegies së kullosës.