ZAEV: TË BASHKUAR NË 2018 PËR TË PËRFUNDUAR VIZIONIN E NJË SHTETI MODERN, EKONOMIKISHT TË AVANCUAR DHE TË RESPEKTUAR

0

Maqedonia në vitin 2018  të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, të marrë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave parainkuadruese me BE-në, të jetë mike me të gjithë pesë fqinjët e saj dhe udhëheqëse në ndërtimin e një imazhi të ri për Ballkanin, janë pritjet e kryeministrit Zoran Zaev.

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri,  Zaev paralajmëroi një jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët, paga më të larta, tolerancë zero për korrupsionin, sundimin e ligjit, kthimin e besimit tek institucionet, punë publike dhe llogaridhënëse dhe jo politikë të ndarjeve, por shoqëri për të gjithë.

“Ne jemi në rrugën e duhur për të përfunduar vizionin e një shteti modern, ekonomikisht të avancuar dhe të respektuar. Le të bashkohemi mbi këto përparësi. Tani, si kurrë më parë, ne të gjithë e pranojmë përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Tani, kur shekulli i 21-të bëhet madhor, së bashku kalojmë provimin e pjekurisë, për shkak të së ardhmes së Maqedonisë tonë të përbashkët. Meritat do t’i përkasin të gjithëve”, tha kryeministri në fjalimin e tij.

Sipas tij, suksesi më i madh i këtij viti është se “qytetarët me mendje të lirë kanë çliruar një shtet të robëruar”.

Faktori kyç për krijimin e besimit, shton ai, është të zbatohet sundimi i ligjit.

“Shteti ligjor krijon siguri për secilin qytetar individualisht, dhe për shoqërinë në tërësi. Për qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme, është e nevojshëm respektimi i të drejtave të njeriut, drejtësia sociale, punë publike dhe e përgjegjshme, si dhe sigurimi i pjesëmarrjes së plotë të të gjithë qytetarëve në shoqëri. Reforma përfshin përfshirjen e të gjithëve, për të gjithë, pa përjashtim, në çfarëdo lloj baze”, thotë Zaev.

Ajo gjithashtu thekson vendosjen e qytetarit në qendër. Kjo do të thotë përmirësim i vazhdueshëm i kushteve të jetesës dhe nxitje të sigurisë. “Të jesh i sigurt do të thotë të jesh i lirë nga frika, i lirë nga pasiguria ekonomike dhe i lirë nga pasiguri të tjera”, tha kryeministri.

Në vitin 2018, qeverinë e pret një angazhim i madh, me të vetmin qëllim: një jetë paqësore dhe cilësore për qytetarët.

“Pagat do të rriten për shkak se kemi një plan serioz dhe të saktë për rritjen ekonomike. Ky plan do të ofrojë vende të reja pune më të mira. Buxheti i parashikuar për vitin 2018 do të sjellë stabilizimin financiar të vendit, rritjen dhe barazinë. Ne do të intensifikojmë përpjekjet në proceset e reformës për ripërtëritjen demokratike të shoqërisë, për të siguruar institucione profesionale dhe të depolitizuara, shërbime të barabarta dhe cilësore për të gjithë qytetarët”, theksoi kryeministri.

Në vitin e ardhshëm, ne vazhdojmë të jemi miq me të pesë fqinjët, si dhe udhëheqës në ndërtimin e një imazhi të ri për Ballkanin.

– Në fund, ne presim që Maqedonia të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Presim që të marrim një rekomandim të qartë për të filluar negociatat para anëtarësimit me BE. Brukseli e di se ne kemi argumente mjaft të mira për këto pritje”, përfundoi Zoran Zaev fjalimin e Vitit të Ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here