Xhevat Qorrajt çmimi ” Bekim Fehmiu”

0

Çmimi kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” sivjet i jepet aktorit të shquar Xhevat Qorraj dhe ky çmim ka shpërblimin në vlerë financiare prej 5.000 euro, ndërsa Çmimi vjetor për kinematografi, me vlerë 2.500 euro, i jepet regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”.

Kështu kishte vendosur juria në përbërje: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, ndërsa ceremonia solemne për dorëzimin e këtyre çmimeve do të organizohet të martën, më 28 korrik 2015, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here