VRITET NJË PERSON NË GJILAN

0

Dje në Gjilan rreth orës, 17:50 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri një person duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, thuhet në raportin e dërguar nga policia.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.