VMRO ME AKUZA TË REJA NDAJ SHEQERINSKËS, “KA DHËNË 6.500 EURO OJQ-së ME TË CILËN UDHËHEQ SHAPURIQ”

0

VMRO-DPMNE në një prej kumtesave të sotme partiake përsëri e kritikoi ministren e mbrojtjes, RadmillaSheqerinska për kushtet e këqija për punë të ushtarëve me qëllim për të krijuar biznese për bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. Në tekstin përmendet shuma prej 400 mijë denarëve, të holla që i janë dhënë organizatës joqeveritare “Multikukultura” me të cilën udhëheq ZoranShapuriq, siç pohojnë nga VMRO. Nënshkrimi i tij është në raportet revizore të organizatës, ndërsa emri i tij tashmë është shlyer nga ueb faqja, pohon partia.

Pas maskës së ndryshimit të emrit, marrëveshjes së dëmshme dhe referendumit, ata shpërndajnë mes vete para të qytetarëve. Derisa Shapuriq dhe Sheqerinska mendojnë se mediumet me publikimin e skandaleve të tyre i rrezikojnë euro-integrimet e Republikës së Maqedonisë, ne do tu rekomandojmë se në BE dhe NATO nuk shkohet me krim dhe korrupsion, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.