VMRO-DPMNE: ZAEV DHE SPASOVSKI HESHTIN PËR SKANDALIN E PËRGJIMIT

0

Opozitarja VMRO-DPMNE përsëri i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që t’i përgjigjen opinionit, për siç thonë, përgjimin joligjor të prokurorëve publikë dhe Prokurorisë. Nga partia theksojnë se përgjegjësia për këtë skandal bie mbi Zaevin dhe Spasovskin dhe se institucionet nuk janë të lira, që në mënyrë profesionale ta kryejnë punën e tyre. Kjo paraqet një skandal, për të cilin deri më tani ishte dashur të ketë edhe dorëheqje, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Kjo që ndodh për momentin në këtë shtet është e turpshme dhe e rrezikshme. Askush nuk është i sigurt, kurse Zaevi, Oliveri dhe të tjerët e LSDM-së në mënyrë më flagrante i keqpërdorin pozitat e tyre dhe institucionet i vendosin nën kontroll dhe mbikëqyrje. Kjo aspak nuk është në pajtueshmëri me ligjet dhe për këtë arsye duhet menjëherë të mbajnë përgjegjësi dhe të japin dorëheqje”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.