Vlora Çitaku i gëzohet suksesit të Duas

0

“Nga Kosova me dashuri”

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i është gëzuar suksesit  që arriti këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë në “Grammy Awards”.

Çitaku përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social, Instagram ka përcjellë një mesazh për mbi  17 mijë ndjekësit e saj. “Zonja dhe zotërinj, njihuni me artisten më të mirë të re @Dualipa dhe po ajo është nga Kosova”, ka shkruar ambasadorja në fotografinë e publikuar.

 

View this post on Instagram

 

‪Ladies and gentlemen meet the best new artist @DUALIPA And yes she is from #Kosovo! #Grammys2019 #BestNewArtist‬

A post shared by Vlora Çitaku (@vcitaku) on Feb 10, 2019 at 8:37pm PST

Vlora Çitaku gjithashtu ka shpërndarë edhe dy imazhe të tjera në Instastory, ku tregon për çmimet që ka marrë artistja shqiptare duke ia bashkangjitur edhe moton “Nga Kosova me dashuri”, shkruan rtv21.tv

Dua Lipa mbrëmë në eventin më të rëndësishëm në industrinë e muzikës, “Grammy Awards”, rrëmbeu dy çmime. Çmimin “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë dance”, me këngën “Electricity”./21Media

.